Kolumbia deklason Poloninë për fitoren e parë në botëror
24 qershor 2018
| 22:00
Kombëtarja e Kolumbisë ka shënuar një fitore sensacionale në Kazan ndaj Polonisë në Kupën e Botës.
Të udhëhequr nga James Rodriguez, Kolumbia ka arritur të mposht Poloninë 0-3, për fitoren e parë në botërorin e Rusisë.
Golin e parë të ndeshjes Kolumbia e shënoi në minutën e 40’, kur mbrojtësi Mina realizoi me kokë pas një harkimi nga James Rodriguez.
Në minutën e 70’, Kolumbia shënoi edhe golin e dytë, kur realizoi sulmuesi Radamel Falcao.
Minuta e 75’ solli sërish në skenë James Rodriguez, që bëri një asistim fantastik për Cuadradon, që realizoi për 0-3.
Xhiroja e fundit do të përcaktojë se cilat kombëtare do të shkojnë tutje, me përballjet Kolumbi – Senegal dhe Japoni – Poloni./Lajmi.net/