Kolumbianit i kapet kokaina e fshehur nën paruke (video)

25 shkurt 2025 | 09:54

Një shtetas kolumbian është kapur duke u përpjekur të kontrabandonte drogë të fshehur nën parukën e tij, ndërsa hipte në një fluturim nga Kartagjena për në Amsterdam.

Paruka përmbante 19 kapsula kokaine, një ngarkesë me vlerë më shumë se 10 mijë dollarë, thanë autoritetet.

I dyshuari është arrestuar dhe është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për veprën penale të trafikimit, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Posaçme e SPAK-ut në Shqipëri ka lëshuar 24…