Komanda e KFOR-it kthehet tek italianët, Ulutas ia dorëzon detyrën Barduanit
11 tetor 2024
| 12:36
Është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të komandës është mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë.
Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Özkan Ulutas.
Ulutash ishte komandanti i 28 i KFOR-it deri Barduani do të jetë i 29-ti.