Komandant Bekim Shyti: Masakra e Jasharajve – arsyeja pse u rendita në radhët e UÇK-së
Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka bërë të ditur se ka qenë masakra e familjes Jashari ajo që e ka shtyrë t’i bashkohet UÇK-së.
Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit duke shtuar se nuk i ka hyrë luftës për t’u hakmarrë, por për ta mbrojtur familjen e tij si dhe familjet e tjera në Kosovë, transmeron Klan Kosova.
“Nga ajo kohë unë u rendita në radhët e UÇK-së, jo për t’u hakmarrë por për ta mbrojtur familjen time dhe familjet e tjera shqiptare”.
“Unë kam menduar se është mëkat të kthehem në Zvicër duke e ditur se çfarë ka ngjarë me Familjen Jashari”.
“Unë e kam një shprehje që ata të cilët kanë rënë në luftën për liri, duhet t’i ngritim në piedestalin më të lartë sepse ata nuk gabojnë më. Ndërsa ne brenda ditës mund të gabojmë”.
“Sa i përket kthimit tim në luftë, unë e kam marrë me vetë edhe një libër të titulluar “Frymë Lufte” nga autori gjerman Loren Bartesko. Në këtë libër shpjegohet e gjithë lufta që kemi bërë”.
“Loren Bartesko ka qenë ushtarak në Gjermani, ka pasur përvojën e luftës së Kroacisë dhe Bosnjës dhe më pas ka ardhur në Kosovë sepse e ka kuptuar që Kosova e ka luftën e drejtë”.