Komandant Cali i telefonon Fahri Fazliut, ja çfarë porosie i dha

19 prill 2023 | 12:50

Fahri Fazliu, i cili mban emrin e xhaxhait të tij hero, ka bërë me dije se i ka telefonuar nga Haga, komandat Salih Mustafa.

Fazliu ka thënë se është emocionuar nga fjalët dhe mesazhi i Calit për rininë e Kosovës.

“Komandant Salih Mustafa – Cali, sapo me telefonojë nga Haga. Ai po mbahet padrejtësisht në Hagë. Më emocionojë shumë me fjalët më të mira për të gjithë rininë tonë, të bëhemi sa më të mirë e të dashur për të gjithë. Faleminderit shumë xhaxhi Salih Mustafa për këtë thirrje. Më krijove shumë emocione dhe mallëngjim. Të fala me tha të gjithëve ju bën! E di që gjithmonë qëndron i fortë!  Për ne që të njohim, do të mbetesh gjithmonë i fortë. Të dua fort, xhaxhi Cal!”, ka shkruar Fazliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar…