Komandant i FSK-së pranon urim nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur kolonel Çagdas Akif Kahraman.
Me këtë rast, kolonel Kahraman në emër të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka uruar gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së re në postin e komandantit të FSK-së dhe në mënyrë simbolike i ka dhuruar një pllakë.
Në emër të ministrit Akar, kolonel Kahraman ka theksuar se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët, në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja.
Gjithashtu, në këtë takim, gjeneral Jashari ka pranuar letër urimi nga shefi i stafit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneral Yasar Guler, për emërimin e komandantit të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak në mes forcave të të dyja vendeve.