Komandant Jetullah Geci feston ditëlindjen e Kosovës dhe të veten
Njeriu më unifikues i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Jetullah Geci sot feston ditëlindjen. Ai këtë ditëlindje e ka me datën e njëjtë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, e ish bashkëluftëtari i Gecit, Sami Lushtaku përmes një postimi në llogarinë e vet ia ka uruar ditëlindjen komandant Jetullah Gecit.
“Në këtë ditë të veçantë të Festës së Pavarësisë, ka ditëlindjen njëri nga themeluesit e UÇK-së, Komandanti i brigadës 112 në Zonën Operative të Drenicës, Jetullah Geci”, ka shkruar Lushtaku.
Urimi i plotë i Sami Lushtakut:
Në këtë ditë të veçantë të Festës së Pavarësisë, ka ditëlindjen njëri nga themeluesit e UÇK-së, Komandanti i brigadës 112 në Zonën Operative të Drenicës, Jetullah Geci.
Njeri i urtë, fjalëpak dhe shumë i dashur për rrethin dhe shoqërinë. Daja Jetullah ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në themelimin e UÇK-së dhe në unifikimin e radhëve të saj.
I dëshiroj shëndet e jetë të gjatë!
SL