Komandant Malisheva rrëfen se çka ndodhi në Kumanovë mëngjesin e 9 majit 2015
Muhamet Krasniqi, pjesëtar i Grupit të Kumanovës, i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni, ka folur me telefon ekskluzivisht nga burgu i Idrizovës.
I njohuri si Komandant Malisheva, ka folur për kushtet në të cilat po qëndrojnë shqiptarë atje. Ka folur për tortura psikologjike.
Përtej kësaj, ai ka bërë një kronologji të gjithë ngjarje së majit të 2015-s, ku thotë se kishin rënë në kurth.
Ai thotë se ishin nisur me idealin e bashkimit kombëtar, e nuk pranon kurrsesi ta pranojë që trojet shqiptare në Maqedoni i përkasin kësaj të fundit.
Kur është pyetur se çfarë kanë dashur nga aksioni, ai ka thënë se “Minimumi federalizmin e Maqedonisë, maksimumi ndarja e pjesës shqiptare dhe bashkimin e saj me Shqipërinë”, u shpreh Krasniqi për “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka thënë se për grupin, që ai e quan bërthama e riorganizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kanë qenë në dijeni shumë politikanë e deputetë të të gjitha partive në Kosovë. Por edhe politikanë nga Shqipëria e Maqedonia.
Nuk beson se Ramush Haradinaj dinte diçka për aksionin, por e ka motivuar tejmase gjatë qëndrimit të tij në burg, përkrahja institucionale që kryeministri ka bërë për familjet e grupit.