Komandant ‘Remi’ i reagon ashpër Kurtit për veteranët e UÇK-së

06 qershor 2022 | 15:24

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, ka reaguar në lidhje me ligjin për pagën minimale në të cilin nuk janë duke përfshirë veteranët e luftës çlirimtare.

Mustafa në reagim e tij, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar nga ai që të ketë kujdes me veteranët e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk është kuptuar mendësinë e Kurtit dhe të bashkëpunëtorëve të tij në raport me veteranët.

“Kujdes z. kryeministër! Jeni duke shkuar aq larg me gabime, sa që të përjashtoni veteranët e UÇK-së nga Ligji për paga. Nuk e kuptoj mendësinë tuaj dhe të bashkëpunëtorëve që ke afër, se si merrni guximin të bëni veprime që kuptohen si poshtërim dhe përjashtim, të kësaj kategorie të vlefshme të shoqërisë aktuale në Kosovë. I nderuar Albin, dua të besoj se je kryeministër për të gjithë qytetarët e Republikës. Udhëhiqni me qeverinë dhe po ashtu keni shumicën në Kuvendin e Kosovës. Pra, është në fuqinë tuaj të korrigjoni këtë gabim. Sigurisht se përgjegjësia do të bie vetëm tek ju, për të mirë apo për gabimin eventual.  Unë ju kërkoj që të keni kujdes.  Shpresoj që me veprimin tuaj për Ligjin për paga, ta demantoni përshkrimin për figurën tuaj si ‘kryeministër kundër veteranëve të UÇK-së’”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli Behluli  ka filluar të merret me muzikë që nga…