Komandant Remi: Jemi të pafajshëm

13 janar 2019 | 14:29

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, sot është nisur për në Hagë, me ç’rast do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Mustafa i njohur si komandant Remi, ka thënë para mediave se ata janë të pafajshëm.

Ai ka bërë me dije se do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

“Jam duke iu përgjigjur thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dick Martit. Po shkoj në cilësinë e të intervistuarit. Normalisht jam dëshmitar i dyshuar. Kam avokat vendor. Normalisht se ne jemi të pafajshëm. Ftesat janë normale pas gjithë propagandës dhe raportit që ka dalë, janë ftesa normale, që duhet të mbyllet një pretendim i hapur”, ka thënë Mustafa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja britanike ka “pushtuar” Instagramin me postime të nxehta nga…