Komandant Tara në Speciale: Edhe po të vritem nuk flas më pa u shfaq dokumenti në fjalë

24 shkurt 2025 | 13:41

Komandat Ismet Tara, ka thënë në Hagë se nuk do të flas edhe po të vritet në rast që nuk i shfaqet dokumenti që po e kërkon, i cili sipas .

“Edhe po të vritem nuk flas më pa u shfaq dokumenti në fjalë”, ka thënë Tara.

Kjo deklaratë e Tarës ka ardhur pasi prokurorja kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin që të jep dëshmi.

“E kuptoni që po jap urdhër që të përgjigjeni në pyetje dhe në qoftë se s’po përgjigjeni po shkelni rregullat e gjykatës dhe mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni”, ka thënë kryegjyqtari që pasoi me deklaratën e dëshmitarit.

Përpara kësaj, prokurorja ka thënë se e ka dosjen fizike të deklaratës së 2019-s të dëshmitarit dhe në rast që duan të ia prezantojnë atij fizikisht.

“I nderuar gjykatës unë  e kam edhe dosjen në kopje fizike, janë letra fizike dhe nëse dëshironi mund të ua dorëzoj, juve, mbrojtjes dhe nëse dëshironi mund t’i shikoni dhe të ia tregojmë dëshmitarit në letër këtë që kemi deklaratën. E kemi të shtypur, të printuar”, ka thënë ajo.

Më pas ajo, ka vazhduar duke thënë se në 2019-ën pretendohet se prokuroria e ka pyetur dëshmitarin a ishte pyetur nga UNMIK–ut-i Hasim Halimi për të cilin ishte përgjigjur se nuk e din a është e njëjta gjë. Gjithashtu pretendohet se dëshmitari ka thënë që e di sigurt që nuk është takuar për ndonjë intervistë me dikë prej UNMIK-ut.

“Dokumentin tim që unë e kërkoj ti e di shumë mirë zonja prokurore. Dokumentin që unë e kërkoj t’i e din shumë mirë”, ka thënë Tara.

Ai ka thënë se seanca mund të mbyllet menjëherë në rast që dëshiron trupi gjykues pasi ai nuk do të flas pa iu paraqitur dokumenti.

“Nuk do të flas pa e paraqitur dokumentin që e kërkoj z. Gjykatës. mund ta mbyllni seancën menjëherë, por pa mu paraqitur dokumenti nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje sepse dyshimi i është që kjo gjykatë është gjykatë e korruptuar dhe gjykatë që don…”, ka thënë ai fjala e të cilit u ndërprerë nga gjyqtari.

Pasi gjyqtari ia lëshoi serish mikrofonin, Tara ka thënë se është dyshues tek kjo gjykatë dhe tek i tërë stafi i saj.

“Unë nuk do përgjigjem pa mu paraqitur dokumenti se unë jam dyshues në tërë gjykatën dhe në tërë stafin e gjykatës”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën dyshime se ka shkaktuar dëm financiar prej mbi 27…