Komandant Topi: Donika Gërvalla ka ardhur në pushtet duke e sha UÇK-në

13 qershor 2022 | 19:12

Haxhi Shala thotë se dikush ia shkroi Gërvallës urimin pa e përmenudur UÇK-në.

Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala beson se pushtetarët e tanishëm ua kanë zili ish-komandantëve për kontributin në luftë. Ai tha se “dikujt në institucione po i mungon historia”.

Shala, i njohur në luftë si “komandant Topi”, tha në Frontal të T7 se nuk është befasuar që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit. Sipas tij, Gërvalla ka ardhur në pushtet “duke e sha UÇK-në”.

Madje, ai beson se dikush tjetër ia ka shkruar postimin Gërvallës.

“Këtu po get që zëdhënësi i Qeverisë ua ka shkrua ministrave postimet. Dje ishte Donika, sot ishte Nagavci, nesër do të jetë një tjetër. Me i lexu postimet, një dorë i ka shkru”, tha ai.

“Ndoshta dikujt ia ka prishë lirinë dhe nuk befasohem. Sepse një pjesë të faktorit.. të njerëzve të cilët tani janë nëpër institucione unë i kam njohur edhe më herët. Nuk kam pritur që ai do të bëjë ‘lumet na çka ka bë UÇK-ja’ sepse edhe sa kanë qenë në opozitë ne kemi pasë kontakte me këta njerëz. Unë nuk jam befasuar”, tha Shala.

Ai i pyet pushtetarët se ku kanë qenë në luftë, ndërsa thotë se UÇK-ja ua solli lirinë për dy vjet.

“Këta që kemi qenë. Të mirë e të këqij, lirinë ta kam pru për dy vite sa ke luftë. Ku ishe ti? Mos u arsyeto para fëmijëve tu. Me e hudhë një vlerë të kombit veç me u arsyetu para fëmijëve tu”, tha Shala.

“Qysh atyre nuk iu vije keq prej fëmijëve të tyre?”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 13 Qershor 2022, mbushen 23 vite nga hyrja…