Komandant “Ujku” nesër del para Gjykatës Speciale

22 shtator 2021 | 16:41

Gjykata Speciale nesër (e enjte) do të mbajë konferencën për ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës, i njohur si komandant “Ujku”.

Konferenca do të fillojë në ora 9:30.

Shala është duke u akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për veprat penale ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje në kohë të luftës.

Çështja penale ndaj Shalës është në fazën paraprake të cilën e udhëheq gjykatësi Nikola Giju.

Shala  është duke u mbrojtur nga avokatët Zhan-Lui Zhilisen dhe Muhamed Hedi Auini. Seanca e parë ndaj Shalës është mbajtur më 19 prill 2021 në të cilën është deklaruar i pafajshëm.

Shala ishte arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe ishte transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar më 12 qershor 2020, e cila është e  redaktuar më 15 prill 2021, prokuroria pretendon se Shala kishte kryer krime të luftës, në fabrikën e metalit në Kukës së bashku me pjesëtarë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për Asamble Komunale vazhdon të mbetet mjaft sfiduese për…