KOMANDANTI ADEM SHEHU, VIZITON NËNËN STANA GASHI

02 shkurt 2025 | 21:17

Komamdanti i famshëm i UÇK-së Adem Shehu, Komandanti i Brigadës 153 i Zonës Operative të Llapit, i shkon për vizitë historike Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së!

Është rikthyer pas 25 viteve në Shtëpinë bazë të UÇK-së, në Peshter të Brusit, Komandanti lavdimadh i UÇK-së, ish-ushtaraku i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Ai i cili bënë pjesë në kontigjentin e artë, që iu bashkua luftës historike e heroike të popullit shqiptar të Kosovës, kundër Serbisë pushtuese!

Komandant Adem Shehu, me një dashuri epike, me një retorike brilante e me një mallëngjim të natyrshëm njerëzor, prej biri të madh të tokës së Arbërit, e prej Komandantit trim e sypatrembur, të betejave për jetë a vdekje me forcat gjakpirëse të Serbisë pushtuese, ia ka bërë nderimet maksimale Nënë Stanës, Nënës heroike të UÇK-së!

Faleminderit Komandant Adem Shehu që e ke vizituar Nënë Stanën, Nënën që i ka pritur e përcjellur mbi 300 ushtarë të UÇK-së, në mesin e të cilëve keni qenë edhe Ju personalisht!

Data 2 Shkurt 2025, do të jetë e shënuar në historinë e Nënë Stanës dhe të Shtëpisë së Saj Bazë e UÇK-së, të djemëve të Saj luftëtar lirie e ushtar të UÇK-së, por edhe të tërë familjes Gashi në Peshter të Brusit, sepse në këtë datë ka realizuar vizitën historike njëri nga bijtë e mëdhenj e besnik të Kombit shqiptar, i mirënjohuri Komandant Adem Shehu!

Komandant Adem Shehu shoqerohej nga Komandanti i njësitit të UÇK-së së Verbicës Naser Ahmeti – Celi dhe dy bashkëluftëtarëve tjerë të UÇK-së, nga Llagja e Kullecëve, ushtarëve të betejave heroike, Azem Sopi dhe Ali Sopi!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Shkurt 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 41, Besa Ismaili,…