Komandanti amerikan uron Bashkim Jasharin

11 shkurt 2022 | 14:33

Me anë të letërurimit, komandanti i Komandës së Forcave Amerikane për Evropë, gjenerali me katër yje, Tod D. Wolters, ka uruar gjenerallejtënant Bashkim Jasharin për marrjen e detyrës së komandantit të FSK-së.

Në letrën e dërguar gjeneral Wolters është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në.

“Forca e Sigurisë së Kosovës padyshim që do të përfitojë nga e kaluara dhe përvoja juaja udhëheqëse. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të adresojmë shqetësimet tona të përbashkëta të sigurisë. Megjithëse stafet tona përkatëse janë në kontakt të rregullt, ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni drejtpërdrejt në çdo kohë”, është thënë në urimin e tij.

Letra e plotë:

I nderuar gjenerallejtënant Bashkim Jashari,

Në emër të burrave dhe grave të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, urime për emërimin tuaj si Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës të Republikës së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës padyshim që do të përfitojë nga e kaluara dhe përvoja juaja udhëheqëse.

Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të adresojmë shqetësimet tona të përbashkëta të sigurisë.

Megjithëse stafet tona përkatëse janë në kontakt të rregullt, ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni drejtpërdrejt në çdo kohë.

Faleminderit për lidershipin tuaj dhe urime për detyrën tuaj të re.

Pres të ju takoj së shpejti.

Sinqerisht,

Tod D. Wolters

Gjeneral

Forcat Ajrore të SHBA-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej katër muajsh, “Big Brother VIP” ka mbërthyer para ekranit…