Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s priti në takim kryeministrin Haradinaj
11 shkurt 2018
| 22:46
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”.
Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”, thuhet në njoftim.
“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane. Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, ka thënë kryeministri Haradinaj.