Komandanti gjerman paralajmëron: Gjermania duhet të jetë gati për lu*ftë me Rusinë për pesë vjet
Kapiteni Michael Giss, komandant i Komandës Shtetërore të Hamburgutr të Forcave të Armatosura gjermane, gjatë një interviste të botuar në Die Welt gjatë 11 gushtit, ka deklaruar se Gjermania duhet të përgatitet për një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë në pesë vjet.
“Në Gjermani, jemi ende kilometra larg nga perceptimi i një kërcënimi të jashtëm sot, krejt ndryshe nga njerëzit në shtetet baltike apo Poloni, për shembull”, tha Giss për Die Welt.
“Por ora ime e brendshme si ushtar po funksionon dhe më thotë se pas pesë vitesh do të duhet të jemi elastik si shoqëri për t’i bërë ballë një kërcënimi të jashtëm ushtarak”, shtoi Giss, transmeton Telegrafi.
Sipas Giss, Rusia tashmë është e përfshirë në një luftë hibride kundër NATO-s, pasi ka kryer sulme kibernetike, sabotazhe dhe fushata dezinformuese “për disa vite”.
Një listë në rritje vendesh i janë bashkuar Gjermanisë në vigjilencë të përtërirë ushtarake, duke paralajmëruar se Aleanca duhet të jetë më e përgatitur për një luftë të mundshme me Rusinë.
“E gjithë Gjermania duhet të bëhet gati për luftë”, tha Giss.