Komandanti i Bondsteelit: Ka tema më të rëndësishme se Ushtria e Kosovës
Nik Ducich është amerikani me origjinë serbe që kohë më parë është bërë komandant i bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.
Ai ka duke komentuar për mundësinë e formimit të Ushtrisë së Kosovës, thotë se kjo nuk është temë me rëndësi të madhe.
Ai ka theksuar se për formimin e Ushtrisë, duhen ndryshimet kushtetuese.
“KFOR-i e kryen mjaft mirë misionin, dhe mendoj se ka probleme më të rëndësishme sesa nëse transformimi i FSK-së do të ndodhë shpejt ose jo”, ka thënë Ducich, transmeton lajmi.net.
Ai tutje në një përgjigje për agjencinë e lajmeve Beta ka thënë se mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është me dialogu.
Ducich vlerësoi se misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë.
“Ne jemi këtu për të siguruar lirinë e lëvizjes, dhe po punojnë nën rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë ai.