Komandanti i FSK-së dhe ai i KFOR-it pajtohen për thellimin e bashkëpunimit
27 dhjetor 2018
| 16:37
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur në një takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario.
Fillimisht gjenerallejtënant Rama e ka uruar komandantin e KFOR-it për detyrën e re. Ai ka njoftuar komandantin e KFOR-it me zhvillimet e fundit rreth miratimit të ligjeve për misionin të ri të FSK-së.
Më tutje Rama e ka falënderuar NATO-n/ KFOR-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm, i cili është realizuar në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit, të dy gjeneralët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe kanë shprehur gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në ardhmen.
/Epoka e re/