Komandanti i FSK-së dhe koloneli tuk bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
04 tetor 2024
| 13:46
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur të premten në takim komandantin e kontingjentit turk në Kosovë, kolonel Zafer Saglam.
Fillimisht, gjenerallejtënant Jashari, ka falënderuar kolonel Saglam për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Më tutje, gjenerallejtënant Jashari ka folur për zhvillimin e FSK-së si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh.
Në takim gjithashtu është biseduar mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët.