
Komandanti i FSK-së merr pjesë në programin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të gjeneral Daniel R. Hokanson, shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA-së, po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Uashington DC.
Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare (SPP) është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave Kombëtare që lidhë Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën.
Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë.
Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to, numëron një histori te veçante të suksesit te partneritetit me Gardën Kombëtare te Iowas.
Gjeneral Jashari, bashkë me gjeneralmajorin Stephen Osborn, komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës.