Komandanti i FSK-së pret në takim ambasadorin Minxhozi
20 dhjetor 2021
| 14:24
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin.
Me këtë rast, ambasadori Minxhozi e ka uruar për detyrën e re Jasharin, duke theksuar se bashkëpunimi i fuqishëm vëllazëror në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë do të vazhdojë edhe më tutje.
“Gjeneral Jashari në këtë takim theksoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme për Republikën e Kosovës drejtë objektivit të saj në integrimin në organizatat euroatlantike në përgjithësi dhe zhvillimit dhe avancimit të FSK-së në veçanti”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.