Komandanti i FSK-së priti në vizitë gjeneralët e pensionuar

10 dhjetor 2021 | 14:53

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, ka pritur sot në vizitë gjeneralët e FSK-së në pension, Zymer Halimin, Imri Ilazin, Ilaz Dërgutin, Fadil Hadërgjonaj, Skender Zhitinë dhe  Xhavit Gashin.

Më këtë rast, gjeneralët e FSK-së në pension e uruan gjeneral Jasharin për detyrën e re të Komandantit të FSK-së, duke shprehur kënaqësinë dhe besimin e tyre për eksperiencën dhe lidershipin ushtarak të suksesshëm të tij për të ardhmen e FSK-së.

“Nga ana e tij, gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin patriotik dhe profesional të gjeneralëve në pension në rrugëtimin e përbashkët me plotë sfida për të arritur në stadin aktual. Në fund, gjeneralët në pension shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për angazhim nga pozicioni i tyre si pensionistë, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, vullnet ky që u mirëprit nga gjeneral Jashari”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nedim Bajrami është kthyer të bëj protagonistin tek Empoli, në…