Komandanti i FSK-së raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
26 shkurt 2024
| 12:58
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Mbledhja ka qenë e mbyllur dhe mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Pas përfundimit të Komisionit, pritet të ketë prononcim për media, raporton Ekonomia Online.