Komandanti i FSK-së realizoi vizitë zyrtare në Turqi
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nga data 27 shkurt 2022 deri më 2 mars 2022, realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë si pjesë e delegacionit shtetëror të prirë nga oresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë vizitës, si pjesë e delegacionit shtetëror, gjeneral Jashari u takua me krerët më të lartë shtetërorë, duke përfshirë presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Erdogan, kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop si dhe shumë udhëheqës tjerë institucional turq.
Takim i veçantë u realizua me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral Jashar Gyler.
Gjeneral Jashari dhe homologu i tij diskutuan rreth bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve me fokus në planet bilaterale duke përfshirë programet e shkollimit, stërvitjet e përbashkëta dhe hulumtimin e fushave të veçanta të bashkëpunimit.