Komandanti i FSK-së: Shtatë ushtarë kthehen sot nga Turqia, do të karantinohen
Shtatë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët do kthehen nga një trajnim në Turqi do të karantinoren në Qendrën e Studentëve.
Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për “Ekonomia Online”, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ai ka treguar se FSK -jai ka në gjendje gatishmërie shtatë ekipe mjekësore, disa autoambulanca dhe një numër të shtretërve nëse ka nevojë.
Rama në këtë intervistë ka folur për tërë angazhimin e FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, gatishmërinë e ushtrisë për ndihmë qytetarëve të vendit, pjesëtarin e infektuar dhe ata që janë në vetizolim.
Rama, ka bërë me dije se ekipet e specializuara të FSK-së janë në gjendje gatishmërie varësisht ku paraqitet nevoja për tu angazhuar.
Ai ka thënë se hapi i parë që e kanë marrë ka qenë kujdesi për personelin e FSK-së, që të jenë në gjendje të mirë shëndetësor që tu dalin në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.