Komandanti i FSK-së: Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar, duhet të kalojmë në nivel tjetër të avancimit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka thënë se “siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar” dhe se FSK-ja po vazhdon rrugëtimin e saj drejt ngritjes së kapaciteteve të reja.
Jashari e ka vlerësuar lart ndihmën e parterëve ndërkombëtarë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, duke theksuar se ka ardhur koha që ushtarët e FSK-së të shkojnë drejt një niveli tjetër të avancimit.
“FSK-ja po vazhdon rrugëtimin e saj drejt ngritjes së kapaciteteve të reja, investimeve në burime njerëzore dhe zhvillimin e një force të ndërveprueshme me aleatët e saj. Mbështetja e juaj deri në këtë fazë ka qenë thelbësore dhe së bashku jemi shndërruar në storie suksese”.
“Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi vetë me shtetet e NATO-s dhe ky është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësim në aleancën më të rëndësishme ushtarake në botë”.
“Vetëm kështu mund të jemi gati që t’i shërbejmë paqes dhe parandalojmë luftërat”, ka thënë Jashari në aktivitetin që është mbajtur Prishtinë, ku kanë marrë pjesë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarakë nga vendet mike. /EO