Komandanti i FSK-së takohet me homologun nga Shqipëria

13 mars 2025 | 12:39

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FRASh), gjeneralbrigade, Ylli Pulaj.

Të dy gjeneralët gjatë takimit kanë rikonfirmuar bashkëpunimin ndërmjet forcave, si dhe janë pajtuar për ngritjen e bashkëpunimit.

“Gjeneral Jashari, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë  janë duke dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në anën tjetër gjeneral Pulaj falënderoi gjeneral Jasharin për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që personeli i FARSh-it dhe ai i FSK-së kanë realizuar së bashku në trajnime dhe shkollime të ndryshme. Në fund të dy gjeneralët rikonfirmuan bashkëpunimin ndërmjet forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe u pajtuan për ngritjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mr. sc. Naim J. Krasniqi Persekutimi i shqiptarëve Ngjarjet,…