![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/rama-19.jpg)
Komandanti i FSK-së takohet me Ramën, ja për çfarë biseduan
30 qershor 2022
| 15:40
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Fillimisht, Jashari e ka njoftuar kryetarin Rama për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen.
Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta janë fokusuar rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.
Ndër të tjera, kryetari Rama e falënderoi gjenerallejtënant Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht janë pajtuar për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.