Komandanti i Iowas anulon vizitën në Kosovë
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majori Timothy Orr e ka anuluar vizitën në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për “klankosova.tv” këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj.
“Kemi marrë një letër nga gjeneral Rrahman Rama e cila na ka njoftuar për anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr”, ka thënë Arifaj.
Rrahman Rama ka pasur takim me zyrtarët e SHBA-së në Ambasadën në Prishtinë ku dhe iu dha lajmi.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë se janë paralajmëruar për mundësinë e anulimit të vizitës së tij duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij anulimi.
“Kemi paralajmërim për mundësinë e anulimit të vizitës së Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas. Presim që kjo vizitë të realizohet në të ardhmen sepse këto vizita janë shumë të rëndësishme për ne”, ka thënë Shala për “Klan Kosovën”.