Komandanti i Iranit kërcënon se do të rrëmbejë dhe skllavërojë Netanyahun
Komandanti i Gardës Revolucionare të regjimit iranian në provincën e Isfahanit, Mojtaba Fada, deklaroi se Irani kërkon të rrëmbejë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, dhe ta sjellë atë në Republikën Islamike si “skllav”.
Lajmi u raportua nga “Bahar News” i kontrolluar nga regjimi iranian.
Fada gjithashtu kërkoi shkatërrimin e shtetit hebre, duke e quajtur atë “regjim fëmijë vrasës të Izraelit”.
Disidenti gjermano-iranian, Kazem Moussavi i tha izraelites “Jerusalem Post” se Fada kërkonte të krijonte një imazh të skllavërimit të kryeministrit.
Fada e mbajti fjalën e tij në një funeral në Isfahan për “dëshmorët” e Republikës Islamike që vdiqën teksa thyenin protestat e vazhdueshme kundër regjimit totalitar.
Moussavi theksoi se ai po përdor gjithashtu dëshmorët për të adhuruar forcat e vdekura iraniane që luftuan për regjimin sirian të Bashar Asadit.
Banafsheh Zand, një ekspert iranio-amerikan për Republikën Islamike, i tha “JPostit” se “regjimi Khomeinist ka një model të kërcënimeve fizike dhe vrasjeve kundër liderëve botërorë”.
Me fjalë të tjera, kushdo që guxon të kundërshtojë terrorizmin e dhunshëm të Teheranit, përfundon duke marrë pikërisht atë lloj kërcënimi të lëshuar ndaj tyre nga autoriteti Khomeinist. /Albanianpost.com