![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Angelo-Michele-Ristuccia.jpg)
Komandanti i KFOR-it: Arritën të shmangim një masakër në veriun e Kosovës
21 qershor 2023
| 21:05
Brohoritjet u harruan, kur pas tyre kërciti përleshja fizike e hedhja e mjeteve të forta, më 29 maj në Zveçan.
Protestuesit serbë i sulmuan forcat e KFOR-it, prej të cilëve i lënduan rreth 30.
Por, kjo nuk është më e keqja që atë ditë mund të kishte ndodhur në qytetin verior, sipas komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë.
Angelo Michele Ristuccia, thotë se arritën të shmangin një masakër.
Ky në intervistën për një medium italian, profesionalizmit të ushtarëve të tij, thotë se ia pa hairin edhe Policia e Kosovës, të cilës ia shpëtuan 15 pjesëtarë.