Komandanti i KFOR-it bisedon me Begajn: Shqipëria mbështet plotësisht KFOR-in
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.
Në njoftim është thënë se Begaj ka shprehur mbështetje të plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe se u ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar dje në protestë.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetje të plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në protesta”, ka njoftuar KFOR-i
Ndryshe, KFOR-i ka ndërhyrë dje ndaj protestuesve serbë në Zveçan, pasi ata paraprakisht nuk i janë bindur thirrjeve që të shpërndaheshin.
Protestuesit janë përleshur me trupat e KFOR-it dhe përveç 30 ushtarëve të lënduar, është raportuar edhe për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.
#KFOR Commander, MG Ristuccia, had a conversation with @BajramBegajAL. The President of the Republic of Albania expressed full support for the KFOR mission and its activities and wished a speedy recovery to the soldiers injured in the demonstrations.
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) May 30, 2023