Komandanti i KFOR-it e takon në Kopaonik shefin e Shtabit të ushtrisë serbe
Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutaş, është takuar të mërkuën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Kopaonik.
Siç ka njoftuar KFOR’i përmes një komunikate, Ulutaş dhe Mojsiloviq ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe mbi aktivitetet e bashkëpunimit, duke përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutaş me homologët e tij kryesorë ushtarakë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet ne njoftimin e KFOR-it.