Komandanti i KFOR-it: FSK-ja në veri vetëm pasi ta autorizojmë ne, NATO-ja pret të respektohet marrëveshja

27 qershor 2021 | 16:00

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të dalin në pjesë veriore të vendit pasi t’u jepet leja nga NATO-ja, përkatësisht KFOR-i.

Kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici, i cili ka theksuar se kjo çështje është në dorën e tij.

Në një intervistë për “Klan Kosovën”, ai ka pohuar se NATO-ja pret vazhdimin e respektimit të marrëveshjes së nënshkruar nga institucionet e Kosovës me NATO-në për këtë çështje.

Federici ka deklaruar rreth kësaj pasi është pyetur për dërgimin në prokurori nga ana e kryeministrit Albin Kurti të marrëveshjes së vitit 2013 të nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Lidhur me vendimin për ndërtimin e kazermës së FSK-së në veri, komandanti i KFOR-it, ka vlerësuar se është çështje e institucioneve të Kosovës.

Më tutje, Federici ka folur edhe për transformimin e FSK-së në ushtri, ku ka theksuar se është proces i gjatë që kërkon kohë.

“Ushtria s’bëhet brenda ditës”, ka deklaruar ai.

Intervista e plotë: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…