Komandanti i KFOR-it: Jemi në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja

21 shkurt 2025 | 13:10

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në vizitë shefin e Komandës së Përbashkët Operative Zvicerane, gjenerallejtënant Laurent Michaud, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.

KFOR-i ka bërë me dije se vizita ishte një mundësi për të prezantuar veprimtaritë e misionit të tij dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita ishte mundësia për të prezantuar veprimtaritë e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”,  është thënë në njoftimin e KFOR-it.

Gjeneralmajor Barduani, ka uruar gjeneralin Michaud për kontributet e gjata të CHE në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje e ka mirëpritur deklaratën e kryetarit të Nismës,…