Komandanti i KFOR-it pret në takim Gabriel Escobarin, flasin për dialogun dhe sigurinë e Kosovës dhe rajonit

13 mars 2024 | 18:27

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim emisarin e SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Siç njofton KFOR-i, në këtë takim palët kanë shkëmbyer mendime mbi një numër të ndryshëm temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal.

Ulutas, siç njofton KFOR, ka ripohuar “ përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; dhe ai përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliminimi i Al Nassrit nga Championsi Aziatik shënoi një rekord…