Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Mehaj, diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri
Komandanti i KFOR-it, majorgjeneral Angelo Ristuccia, ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, me të cilin ka biseduar për situatën në veri të Kosovës, pas tensioneve të krijuara atje.
Përmes një postimi në “Twitter”, KFOR-i ka thënë se “sot komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ristuccia, ka takuar Mehajn nga institucionet e Kosovës për të diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë dhe nevojës për depërshkallëzimin e tensioneve”.
Today Commander of the #NATO-led #KFOR mission, MG Ristuccia, has met Mr. Mehaj from Institutions in #Kosovo to discuss about the current security situation and the need to de-escalate the tensions.
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) June 21, 2023
Po ashtu, gjatë takimit, Ristuccia dhe Mehaj kanë konfirmuar rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në.
“Ata rritën bashkëpunimin dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkim-shpëtimi dhe reagimin ndaj materialeve të rrezikshme”, është thënë në njoftimin e KFOR-it në “Twitter”.
They renewed their collaboration and the KFOR assistance to the KSF for civil protection operations such as firefighting, explosive ordnance disposal (EOD), search and rescue (SAR) and response to hazardous materials (HAZMAT). pic.twitter.com/jru2kx14I1
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) June 21, 2023