Komandanti i KFOR-it takohet me shefen e UNMIK-ut, diskutojnë për situatën në Kosovë

04 dhjetor 2024 | 14:51

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar të mërkurën me përfaqësuesen speciale të sekretarit të përgjithshëm dhe shefen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

Në njoftim është thënë se ata kanë diskutuar pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Gjeneralmajor Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike”, ka njoftuar KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat në Gjeorgji kanë vijuar me një intensitet të lartë…