Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, bisedojnë për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

18 korrik 2024 | 14:20

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas është takuar të enjten me shefin e misionit të EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it është thënë se dyshja ka diskutuar për veprimet e përditshme të KFOR-it në Kosovë.

Në njoftim është thënë se ata kanë ndarë pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe mbarë rajonin.

“Ata ta ndanë pikëpamjet mbi trendet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që janë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjet, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i shtetit, pas Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht, me të punojmë në koordinim të ngushtë”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Southamptoni mbetet i interesuar për sulmuesin shqiptar të Chelsea-t, Armando…