![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/kfori.jpg)
Komandanti i KFOR-it viziton manastirin e Deçanit
01 nëntor 2022
| 13:39
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar manastirin e Deçanit.
Gjatë takimit me Sava Janjiq, gjeneralmajor Ristuccia, ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç është përshkruar në Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
Gjithashtu, komandanti i KFOR-it, ka theksuar rëndësinë e të gjitha bashkësive fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit reciprok.