Komandanti i KFOR-it vlerëson situatën e sigurisë në Kosovë

27 gusht 2021 | 17:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Komandanti i KFOR-it e vlerësoi situatën e sigurisë në vend të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën.

Komandanti i KFOR-it e informoi presidenten Osmani për stërvitjen “Stërvitje dhe trajnim operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator në Kosovë.

Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do ta përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it.

Gjatë takimit presidentja Osmani diskutoi me komandantin e KFOR-it për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungon vetëm zyrtarizimi, por tani gjithçka ka marrë fund. Cristiano…