Komandanti i Koshares viziton kompaninë e nipit të heroit Agim Ramadani – ‘Katana’
Kandidati për deputet nga PDK-ja dhe ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, ka vizituar të premten kompaninë “A.R. Katana”, e cila drejtohet nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit të Kosovës, Agim Ramadani.
Duke vlerësuar lartë punën e kësaj kompanie, Hiseni ka pozuar në stilin e ushtarakut para portretit të bashkëluftëtarit Agim Ramadani, i njohur si komandat “Katana”.
“Të kujtosh sakrificat dhe të ndërtosh të ardhmen – ky është misioni që A.R.KATANA realizon përmes punës, vizionit dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
A.R.KATANA – emër që nderon historinë dhe ndërton të ardhmen
Një pritje unike pata nga nipi Muhamet Ajrullahu, pronar i kompanisë “A.R.KATANA”, e cila është më shumë se një kompani ndërtimi, është dëshmi e ëndrrës për një Kosovë të lirë, të bukur dhe krenare, trashëguar nga vizioni i dëshmorit të lirisë, heroit dhe strategut të luftës Agim Ramadani.
Nën udhëheqjen e Muhamet Ajrullahut, nipit të tij, kjo kompani ka sfiduar brendet ndërkombëtare në industrinë e ndërtimit dhe prodhimit të materialeve ndërtimore përmes markës së mirënjohur PROFIX.
Artin dhe shpirtin që Agim Ramadani e skaliti në pikturë dhe poezi, A.R.KATANA e ka kthyer në projekte të ndërtimit që mishërojnë përkushtimin ndaj bukurisë dhe forcës së Kosovës. Portretet dhe eksponatet në ambientet drejtuese të kompanisë, që kujtojnë heroizmin e dëshmorëve si Sali Çeku, Agim Ramadani, Ali Hasi, Xhemajl Fetahu, Abaz Thaçi dhe shumë të tjerë, janë një përkujtues i përhershëm i sakrificës për liri dhe vizionit për prosperitet.
Vetëm përkrahja për prodhimin vendas dhe sipërmarrësit vizionarë garanton fuqizimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. A.R.KATANA mishëron këtë model të suksesit, ku përkushtimi ndaj artit, historisë dhe ekonomisë shndërrohet në shtyllat e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën.
Të kujtosh sakrificat dhe të ndërtosh të ardhmen – ky është misioni që A.R.KATANA realizon përmes punës, vizionit dhe krenarisë kombëtare.
#HisenBerisha67 #MaMire131 #PDK #BedriHamzaKryeminister #Kosova