Komandanti i Njësisë Speciale shërohet nga koronavirusi

04 gusht 2020 | 15:27

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, ka njoftuar se ai dhe familja e tij janë shëruar nga Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas një periudhe sfiduese të përballjes me virusin, sot nga IKSHPK-ja ka pranuar konfirmimin se është shëruar.

Njoftimi i plotë i Gërgurit:

Të dashur miq,

Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!

Ju falënderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time. Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj!

Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!

Faleminderit,

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se qeveria…