Komandanti i Njësive Speciale i Policisë së Kosovës: Krenar me pjesëtarët e kësaj njësie

02 tetor 2021 | 20:25

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, tha se ndihet krenarë me pjesëtarët e kësaj njësie dhe me Policinë e Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se ndjehet i privilegjuar që shërben në këtë njësi.

“Për gati 20 vjet me i shërby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe! Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë.” shkroi Gërguri.

Postimi i plotë:

Për gati 20 vjet me i sherby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe!

Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë. E që kjo na bën nder institucionet me të besueshme!

Krenar me pjesëtarët e kësaj njësie!Krenar me Policinë e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin minimal, 0-1 përballë…