Komandanti i ri i KFOR-it mbërrin në Kosovë, ambasadori italian i uron mirëseardhje
04 tetor 2024
| 17:07
Komandanti i ri i KFOR-it ka mbërritur në Kosovë.
Enrico Barduani nga 11 tetori do ta pasojë Ozakn Ulutash, i cili udhëhoqi misionin paqeruajtës në Kosovë për 1 vit.
Ardhjen e tij e ka konfirmuar Ambasada e Italisë në Kosovë, e cila ka njoftuar përmes platformës “X” se ambasadori De Riu e ka mirëpritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani, i cili zyrtarisht e merr udhëheqjen më 11 tetor.
“Kjo shënon herën e 14-të të Italisë në udhëheqje të misionit të NATO-s në Kosovë, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, ka njoftuar ambasada italiane.