Komandanti i KFOR-it sheh përmirësim të sigurisë në Kosovë
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneralmajor, Salvatore Cuoci në “Rubikon” të “KTV”-së kujtoi kohën kur para 19 vitesh, forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë hyrë në Kosovë.
“Para 19 vjetësh, më 12 qershor, kishim 55 mijë ushtarë në terren, e sot zor që kemi 5 mijë. Situata po përmirësohet, andaj faza finale e kësaj situate është numri i trupave që KFOR-i ka në Kosovë. Ky është rezultat i mirë dhe mbështetet në arritjet e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu”, ka treguar ai.
Komandant Cuoci përmendi koordinimin e përhershëm me institucionet e Kosovës nuk theksuar se përgjatë këtyre viteve është rritur dukshëm.
“Po flas për policinë e vendit dhe FSK-në në veçanti, që janë në gjendje të menaxhojnë me katastrofa natyrore ose me çështje të mbrojtjes civile. Dhe, kjo është mirë. Në një anë, edhe pse institucionet kanë shtuar kapacitetet e tyre, mbesin disa sfida, e kjo është fakti pse KFOR-i është ende këtu”, ka thënë ai.
“Çka do që të prekë sigurinë e shtetit, po flas për faktorë ekonomikë apo socialë, papunësia, çka do që prek mjedisin, KFOR-i e merr këtë në konsideratë, andaj sfidat që do të mbesin në muajt e ardhshëm janë raportet me Serbinë, që ende ka telashe dhe duhet gjetur zgjidhjen për ta zgjidhur këtë, liberalizimi i vizave, korrupsioni, situata ekonomike, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, tranzicioni i FSK-së në Forcat e Armatosura, energjia po ashtu është problem. Si dhe përdorimi i simboleve. Të gjitha janë sfida”, shtoi tutje ai.
Në të gjitha intervenimet që kanë pasur deri tash, Cuoci theksoi se asnjëherë nuk ka ndodhur që të dështojë intervenuesi i parë dhe i dytë, e që janë Policia e Kosovës dhe EULEX-i, duke vazhduar me të tretin që është KFOR-i.