![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/Khodakovsky.jpg)
Komandanti rus: Nuk mund të mundim NATO-n në Ukrainë pa përdorur armë bërthamore
14 dhjetor 2022
| 20:37
Lufta ruse në Ukrainë vijon, dhe komandanti rus Alexander Khodakovsky, thotë se vendi i tij nuk mund të mundë bllokun e NATO-s në Ukrainë pa përdorur armë bërthamore. Komandanti ka shpjeguar se Moska ka burime të kufizuara për t’u përballur me Perëndimin dhe se e vetmja mënyrë për t’u përballur me të është shtypja e butonit bërthamor.
“Ne nuk kemi burime për të mposhtur bllokun e NATO-s me mjete tradicionale. Prandaj i kemi armët bërthamore”, shpjegoi Khodakovsky për televizionin shtetëror Russia-1.
Në muajt e fundit dhe pas tërheqjes së Rusisë nga disa pika të rëndësishme, janë ngritur shqetësime për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia për t’i dhënë fund luftës më shpejt.