Komandanti Ulutas viziton Liqenin e Ujmanit: KFOR po monitoron nga afër sigurinë
23 korrik 2024
| 19:31
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, ka realizuar sot një vizitë në Liqenin e Ujmanit ku është takuar me trupat letoneze që kujdesen për sigurinë në atë pjesë.
Për këtë vizitë ka njoftuar KFOR-i përmes një njoftimi për media, ku mes tjerash potencohet se KFOR është duke monitoruar nga afër zhvillimet e sigurisë dhe se ky mision mbetet një forcë fleksibile përreth Kosovës, në linjë me mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara.