KOMANDANTJA E PARË FEMER NË DRENICË
Nga: Ismet Sylejmani
Foto nga vizita e veçantë e Komandantes së Policisë të Kosovës në Drenas, Kapitene Feime Bajrami!
Është historike për fsh. Cernicë në veçanti dhe për Gjilanin e anamoraven në përgjithësi, që bija e kësaj ane, e nderuara Kapitenja Feime Bajrami të jetë shqiptarja e parë femër Komandante e Policisë së Kosovës në Drenas të Drenicës!
Ishtë nderë e knaqësi të ju prisja në zyren e firmës Vatani!
Gjithashtu ishte knaqësia ime që të bënim foto në ambientet e zyres time në kendin ku janë bustet e Heroit të Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovcit dhe Heroinës së Kombit Xheva Krasniqi- Lladrovci, veper e skulptorit të popullit Mumtaz Dhrami!
Faleminderit për vizitën e nderuara Komandante e Policisë së Kosovës në Drenas, Kapitene Feime!
Të jeshë komandante policie në Drenicë është nderë e përgjegjesi e madhe!
Është krenari e mburrje, pasi Drenasi i Drenicës, është qyteti dhe komuna në të cilin ka jetuar, vepruar, luftuar e ka rënë heroikisht Gjeneral Fehmiu me shoqen e Tij të jetës, bashkëluftëtaren Heroinën e famshme Xheven dhe shumë heronjë e dëshmorë të mëdhenj të popullit e Atdheut, të epokës heroike e titanike të UÇK-së!
Në Komunën ku është Kryetar vëllau i Legjendarit Fehmi Lladrovci, shqiptari i madh, shoku e miku im Ramiz Lladrovci, i cili me kontributet e mëdha në luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, është figurë madhore e kombit, ju do të jeni e nderuar dhe do të shenoni suksese të mëdha, pasi Ramiz Lladrovci është organizator i mrekullueshëm dhe udhëheqës me kredibilitet të lartë e suksese të mëdha!
Drenica kjo krahinë lavdimadhe e Atdheut, e cila luftoi me heroizëm dhe nuk u dorëzua as para mbretërve e krajlëve, as para titistëve e pushtuesve serb të kriminelit Milosheviq, do të jetë e nderuar dhe do të shënojë suksese të mëdha në drejtimin Tënd në Policinë e Kosovës në Drenas!
Shëndet e suksese!
Prishtinë, më 24 Prill 2019!